Lajme

Osmani takohet me presidenten e Sllovenisë në Mynih, diskutuan për forcim të partneritetit

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 18 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar e presidenten e re të Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, e para e vendit ka thënë se kanë diskutuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera