Lajme

Osmani: Serbisë t’i dërgohet mesazh që nuk tolerohen veprimet e saj të dhunshme

Autori: Ermirë Berisha 18:38 | 03 August 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Kosovë, theksuar çështjen në veri.

Presidentja Osmani është shprehur se Serbisë duhet t’i dërgohet mesazh për ti treguar që nuk tolerohen veprimet e saj të dhunshme.

-Advertisement-

“Po ashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera