Lajme

Osmani: Rreshtimi i Vuçiq me Putin i qëllimshëm, kjo rrugë destruktive nuk mund të injorohet më

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 30 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Europian nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuciq së fundi lidhi marrëveshje me Putinin për gazin, në një kohë kur bota perëndimore ka ngritur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Osmani thotë se Vuçiq është rreshtuar me një kriminel lufte.

“Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë”, thotë ajo.

-Advertisement-

“BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera