Lajme

Osmani për “Telegraph”: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj nesh

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 11 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mercenarë të grupit rus, Wagner janë duke punuar me paramilitarë serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake.

Ajo këtë e ka thënë për mediumin The Telegraph, duke shtuar se operacioni sekret është krijuar për të bërë bazë për një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia në drejtim të Kosovës.

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia do që t’i arrijë qëllimet e saj pa e quajtur operacionin ushtarak”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Objektivi serb është sipas presidentes Osmani është “të përgatis situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera