Lajme

Osmani për “draftin gjerman” për Asociacion: “Fake news”, s’ka, as s’do të ketë të tillë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 21 October 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është “fake news” lajmi se mbi tavolinë Kosova ka ndonjë draft rreth asociacionit.

Ajo tha se Kosovës nuk i është dorëzuar asnjë draft i shtetit gjerman, teksa potencoi se një gjë të tillë as nuk do të ketë.

“Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë pasi ata nuk thonë vetëm themelojnë Asociacionin, por edhe pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ajo përmendi edhe takimin që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku tha se ai rikonfirmoi që nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj, nuk ka ndonjë version a dokument që e kemi diskutuar me Escobar. Ajo që kemi diskutuar janë parimet e përgjithshme që unë i kam thënë vazhdimisht në publik”.

“Më shumë pyetja ka qenë se cilat janë parimet që mendoni ju se duhet të respektohen dhe ajo që kam thënë si gjithnjë është që duhet të respektohet rregullimi kushtetues i Kosovës por edhe detajet e tjera që i jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera