Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra e Kosovës për NATO-n dhe BE-në mbetet larg
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 09 June 2026
Gazetarja e CNN International ka intervistuar mbrëmë Presidenten Vjosa Osmani ku ka theksuar se zgjedhjet e reja në Kosovë, si një nga vendet më të reja dhe më të varfra në Evropë, kanë dështuar të thyejnë muaj të tërë ngërç politik, duke rrezikuar ta fusin vendin më thellë në një krizë kushtetuese dhe ekonomike.
Në një intervistë direkte nga Prishtina për emisionin e CNN, presidentja e 6-të e Kosovës, Vjosa Osmani (e cila shërbeu nga viti 2021 deri në përfundim të mandatit të saj në prill të këtij viti), paralajmëroi se ky bllokim institucional është shumë i pafat sepse ka dëmtuar interesat e Kosovës si brenda vendit për sa i përket ekonomisë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Sipas saj, kriza filloi krejtësisht pa nevojë pikërisht në kohën kur po ndërtohej një momentum ndërkombëtar dhe po rritej mbështetja në botën perëndimore, veçanërisht me administratën e re të ShBA-ve.
Ajo theksoi se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis midis forcave politike në mënyrë që institucionet të krijohen së bashku e jo vetëm nga një forcë politike.
Ajo shtoi se ndërsa vendet e tjera në rajon mund të zgjedhin rrugën ku dikush kontrollon gjithçka, Kosova ka qenë gjithmonë model ku bashkimi dhe puna e përbashkët e forcave politike për interesat nacionale ka sjellë përfitime brenda dhe jashtë vendit.
Gazetarja e CNN solli në vëmendje sfidën e qeverisjes njëpartiake, duke specifikuar se partia e Kryeministrit Albin Kurti tani duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar qeverinë e re dhe për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur presidentin e ri. E pyetur se çfarë kompromisesh janë realisht të mundshme për të shmangur paralizën, Osmani theksoi se kompromisi duhet arritur për të tre institucionet: qeverinë e re, udhëheqjen e parlamentit dhe presidentin.
“Kompromisi është vlera më e mirë që mund të kesh në politikë. Pra, të gjithë do të duhet të punojnë me njëri-tjetrin. Dhe ne jemi gati t’i japim vendit tonë pikërisht këtë”, u shpreh ajo, duke saktësuar se është herët të thuhet se si do të sillen partitë e tjera.
“Jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë me partitë politike, partitë e shumicës. Natyrisht, nuk duam të bisedojmë me partinë e vetme serbe që ka marrë pjesë në akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Por çdo parti tjetër këtu, të gjithë rivalët e tjerë politikë janë të mirëpritur”.
Tutje, Osmani bëri thirrje për veprim urgjent, duke paralajmëruar afatet strikte ligjore dhe ripotencoi se para sfidave të sigurisë që shkaktohen nga Serbia dhe temave te integrimit euroatlantik, partitë shqiptare duhet të qëndrojnë të bashkuara.
Ajo theksoi se është urgjente të gjendet një kompromis në interes të vendit duke i ditur afatet strikte ligjore, e me konkretisht afatin 60 ditor për zgjedhje te Presidentit.
Ajo përsëriti punën që kishte ndërmarrë Presidenca me shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE-se, duke potencuar se muajt e krizave po krijojnë vonesa në rrugëtimin evropian dhe në anëtarësimin e nevojshëm në NATO, ndaj duhen institucione të shpejta për të vazhduar këto procese jetike për vendin.

T� tjera
-
Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?
Sot përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadr...
-
Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell
Moti gjatë ditës së premte pritet të karakterizohet me vranësira të ndryshues...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, k...
-
Mediat serbe i rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin e emisionit rus, tani s’ka gjurmë nga ai
Për vite me radhë, Zvonko Veselinoviq iu shmang syrit të publikut. Megjithatë...
-
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin
Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të...
-
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin katër ministri
Partia Yashar e Gadi Eisenkot dhe partia Demokratët e Yair Golan kanë arritur...
-
Procesi Brdo-Brijuni në Ohër, Serbia e çon U.D. Presidentin Çupiq, nga Kosova ka udhëtuar Presidentja Shiroka-Pula
Kryetari i Kuvendit Kombëtar dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të Serbis...
-
Plani i Naim Murselit për likuidimin e Liridonës…detaje nga aktgjykimi i Apelit që e la në burgim të përjetshëm bashkë me Plavën dhe 30 vjet burgim Kokallës
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet e shkallës së parë me burgim ...
-
Rama i tregon punët e kryëra në Komunën e Prishtinës, Kurtin e godet për urën e Saradranit dhe “digën” e Lupçit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon të jetë aktiv në rrjete soci...
-
Ferizaj, shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas dhe e kanosi me jetë, 40-vjeçari dërgohet në mbajtje
Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i ngacmimit dhe ...
-
Kur do të publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së? Flasin nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale thotë në një përgjigje për Gazetën Express se po e përgatit ...
-
Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret ...































