Lajme

Osmani me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 15 December 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas një komunikate nga presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit”.

-Advertisement-

“Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në komunikatën e presidencës”.

Përndryshe, Osmani gjatë ditës së sotme është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku kanë biseduar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera