Lajme

Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, nuk deklarohen për media

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 06 March 2023

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Pas homazheve mediat pritën që tre krerët e shtetit të deklarohen por ata vazhduan rrugën dhe nuk e thanë ansjë fjalë.

-Advertisement-

Kjo shkaktoi jo pak habi te gazetarët të cilët u përgatitën se çfarë do të thoshin tre krerët më të lartë të shtetit.

Për dallim prej tyre, pasi bën homazhe para mediave folën kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Memli Krasniqi tha se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera