Lajme

Osmani e Sveçla vizitojnë policët në Bërnjak: I falënderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 31 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.

E para e vendit i ka falënderuar ata për shërbimin ndaj vendit.

“Së bashku me Ministrin Sveçla, i falënderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani para fotografive të publikuara./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera