Lajme

Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 15 September 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demokracisë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ajo e ka ndarë një pjesë të fjalimit të saj që e mbajti në maj teksa merrte pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

“Demokracia është aq e fortë sa është vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë, aq e qëndrueshme sa është vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë, dhe aq e fuqishme sa është rezistenca jonë kundër fuqive që duan ta minojnë atë. Aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jetike për mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën”, ka thënë Osmani. /Gazeta Express

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera