Optimizëm për duelet e Përfaqësueses kosovare në basketboll

Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 26 November 2018
Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën ka udhëtuar për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndroj deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta për të udhëtuar më pas për në Oradea, qytet ku më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Eurobasket 2021.
Të dielën Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar seancat e para stërvitore ndonëse jo e kompletuar, pasi që ende është në pritje të basketbollistëve që luajnë jashtë vendit për t’u bashkuar me ekipin.
Sidoqoftë përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic dhe kapiteni Dardan Berisha janë shprehur optimist për dy ndeshjet e radhës, falë edhe atmosferës shumë të mirë që është duke mbretëruar në skuadër, por edhe formës së mirë të lojtarëve.
Lajmi i keq për Kosovën është lëndimi i plejmejkerit amerikan Malcolm Amstad, paraqitja e të cilit është në dyshim, pasi që amerikani i natyralizuar së fundi është lënduar në fundjavë në ndeshjen e ekipit të tij, Büyükçekmece në kuadër të Superligës së Turqisë.
Duhet theksuar se Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë.
Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.
Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.
Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.
Lista e Kosova A:
1. Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina
2. Fisnik Rugova/KB Prishtina
3. Lis Shoshi/BC Maccabi Ashdod (Izrael)
4. Gëzim Morina/KK Sencur GDD (Slloveni)
5. Meriton Ismaili/KB Prishtina
6. Ergin Grosha/ KB Bashkimi
7. Leonard Mekaj/KB Golden Eagle Ylli
8. Valon Bunjaku/KB Prishtina
9. Andi Shehu/ KK Leone Ajdovscina (Slloveni)
10. Rron Ukaj/KB Rahoveci
11. Altin Morina/KB Prishtina
12. Mikaile Tmusic/KB Prishtina
13. Muhamedali Janjeva/KB Feronikeli
14. Malcolm Armstead/BC Büyükçekmece (Turqi)
Shtabi profesional:
Damir Mulaomerovic – Përzgjedhës i Kosovës
Bujar Loci – Ndihmëstrajner
Ilir Selmani – Ndihmëstrajner
Andin Rashica – Ndihmëstrajner
Kujtim Shala – Fizioterapeut
Admirim Krasniqi – Fizioterapeut
Granit Rugova – Drejtor i Përfaqësueses
Artina Hasani – Staf i zyrës ekzekutive të FBK-së.

Të tjera
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...
-
Aksident trafiku tek “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek “Ramiz Sadiku”, në Pris...
-
Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për li...
-
Dy të mitur kapen me ar*më dhe shufër metalike në Ferizaj
Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka nd...
-
Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ofruar gatishmëri për konsultime me li...