Lajme

Opozita në Gjilan kritikon punën e kryetarit

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 12 November 2022

Në hyrje të objektit të komunës që drejton ka të vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa në Shqipëri mund të ketë qenë së voni, një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu shtye edhe për ca kohë Alban Hysenit, kryetar i komunës së Gjilanit.

Se brenda këtij objekti punohet shumë, mund të ta lë përshtypjen edhe futja e kësaj sasie të madhe të ujit të pijshëm.

-Advertisement-

Por në anën tjetër, qysh në oborr të kësaj komune, shihen gjurmë të disa punëve të papërfunduara.

E në tërësi, punën e kryetarit të Gjilanit që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, po e kritikojnë opozita në këtë komunë.

Sipas Aliut nga LDK, puna e qeverisjes së Gjilanit është e nivelit të njëjtë me atë të qeverisë së Kosovës.

E qytetarët që ia besuan qeverisje komunale z.Hyseni kanë mendime të ndryshme.

Disa nga ta thurin lavde për performancën e tij.

E tjerë e thonë komplet të kundërtën.

Qëndrim lidhur me punën e Hysenit ishte e pamundur të merret edhe nga Partia Demokratike e Kosovës që është në koalicion me Vetëvendosjen në Gjilan./t7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera