OKB: Lufta në Ukrainë mund të shkatërrojë shumë shtete të varfra

Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 14 April 2022
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, të cilat tani po përballen me kosto edhe më të larta të ushqimit dhe energjisë dhe kushte gjithnjë e më të vështira financiare, ka paralajmëruar një grup pune i Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres publikoi raportin më 13 prill, duke thënë se lufta po e rrit një krizë në ushqim, energji dhe financa në vendet më të varfra që tashmë po luftonin për t’u marrë me pandeminë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe mungesën e qasjes në financimin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike.
“Tani po përballemi me një stuhi të përsosur që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim”, u tha Guterres gazetarëve.
“Afërsisht 1.7 miliardë njerëz – një e treta e të cilëve tashmë jetojnë në varfëri – tani janë shumë të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në ushqim, energji dhe sistemet e financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë”, tha ai.
Guterres përmendi gjithashtu faktin se 36 vende importojnë më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina.
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke ardhur në krye të borxheve dërrmuese të shumë vendeve të varfra, mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale dhe politike, tha Guterres.
Ai bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë, heqjen e kufizimeve të eksportit, investimet në energjitë e rinovueshme dhe mbështetje financiare për vendet në zhvillim.
Rusia është eksportuesi kryesor në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës ndërsa Rusia dhe Bjellorusia fqinje eksportojnë rreth 20 për qind të plehrave fertilizuese në botë.
Guterres tha se çmimet e naftës janë rritur më shumë se 60 për qind gjatë vitit të kaluar, çmimet e gazit natyror janë rritur me 50 për qind në muajt e fundit dhe çmimet e plehrave janë dyfishuar.
Task-forca u bën thirrje vendeve të sigurojnë një rrjedhë të qëndrueshme të ushqimit dhe plehrave përmes tregjeve të hapura, të heqin kufizimet e eksportit dhe të drejtojnë tepricat dhe rezervat për ata që kanë nevojë. Guterres tha se kjo do të ndihmonte në ruajtjen e çmimeve të ushqimeve dhe qetësimin e paqëndrueshmërisë në tregjet ushqimore.
Sa i përket energjisë, grupi i punës u kërkon qeverive të përmbahen nga grumbullimi, të lëshojnë menjëherë rezervat strategjike të naftës dhe rezervat shtesë dhe të reduktojnë përdorimin e grurit për biokarburante.
Guterres u kërkoi vendeve që të përdorin krizën si një mundësi për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së rinovueshme.
Sa i përket financave, grupi i punës lëshoi “një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar” për të ndihmuar vendet në zhvillim të shmangin një dekadë tjetër të zhvillimit të humbur ekonomik, “një krizë të përgjithësuar borxhi dhe paqëndrueshmëri sociale dhe politike”.
Lufta në Ukrainë nisi me një sulm nga Rusia më 24 shkurt. Pas këtij sulmi, Rusia u përball me sanskione të ashpra nga Perëndimi.
Lufta në Ukrainë ka prodhuar mijëra të vdekur dhe miliona refugjatë.
Ndikimi në ekonomi që nga nisja e luftës në Ukrainë, është vërejtur edhe në Kosovë./REL

Të tjera
-
Moti për pesë ditët në vazhdim, temperatura nga 6 deri në 26 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë: Çfarë do të thotë për bizneset?
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për bi...
-
Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shte...
-
Musliu: Albulena Haxhiu është bërë masha e Albin Kurtit, po lejon të përdoret si armë politike
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sh...
-
Rrah* ja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “lu*ftë”, kemi qenë të rrezikuar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në ...
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...