OKB kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 23 February 2023
Kombet e Bashkuara pritet të votojnë më 23 shkurt një rezolutë që kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës.
Përderisa rezoluta nuk është e detyrueshme, votimi do të shfaqë mbështetjen për Kievin nga e mbarë bota, teksa lufta po vazhdon dhe të dyja palët po përgatiten që të intensifikojnë luftimet në pranverë.
Të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, hapi seancën e posaçme të Asamblesë së Përgjithshme duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt 2022.
“Ky pushtim është sulm ndaj ndërgjegjes sonë kolektive”, tha Guterres.
Ai tha se përvjetori i parë është një “moment historik i zymtë për popullin dhe komunitetin ndërkombëtar”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje delegatëve që të mbështesin rezolutën që sponsorizohet nga aleatët e ngushtë të shtetit të tij.
Rezoluta mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, bën thirrje për ndaljen e luftimeve dhe i kërkon Rusisë që “menjëherë, krejtësisht dhe pa kushte të tërheqë” forcat e saj nga shteti.
Kuleba u tha delegatëve se ata përballen me një “moment të rëndësishëm”.
“Asnjëherë në historinë e re nuk ka qenë më e qartë vija midis së mirës dhe së keqes. Shteti im dëshiron të jetojë. Shteti tjetër dëshiron të vrasë dhe shkatërrojë”, tha ai.
Por, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, e quajti Ukrainën “neo-naziste” dhe e akuzoi Perëndimin se po e sakrifikon këtë shtet dhe botën e zhvilluar për dëshirën e saj që ta mposhtë Rusinë.
“Ata janë të gatshëm ta zhysin të gjithë botën në humnerën e luftës” për të mbajtur “hegjemoninë” e tyre, tha Nebenzya.
Por, këto akuza u hodhën poshtë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Dua të theksoj: kjo luftë nuk është ‘çështje evropiane’. Nuk ka të bëjë me ‘Perëndimin kundër Rusisë’”, tha Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Jo, kjo luftë e paligjshme shqetëson të gjithë: Veriun, Jugun, Lindjen dhe Perëndimin”, tha ai.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se rezoluta do të shfaqë fuqinë e mbështetjes botërore për Kievin.
“Ne do të shohim ku qëndrojnë shtetet e botës sa i përket çështjes së paqes në Ukrainë”, tha ajo.
Gjatë votimit për rezolutën do t’i kushtohet vëmendje e veçantë Kinës, Indisë dhe 30 shteteve të tjera që kishin abstenuar gjatë rezolutave të mëhershme të miratuara nga OKB-ja në mbështetje të Ukrainës.
Që nga viti i kaluar, India dhe Kina kanë kritikuar kërcënimet e vazhdueshme të Moskës për përdorimin e armëve bërthamore nëse Rusia ndien se ka kërcënim ekzistencial./REL
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...