Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të konsiderojë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/oea.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 15 June 2022
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të konsiderojë seriozisht pjesëmarrjen në inciativën Open Balkan.
Kjo organizatë përmes një komunikate për media thotë se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë në këtë inciativë ashtu siç kanë theksuar edhe përfaqësues të administratës së SHBA-së raproton Gazeta Express.
“Duke njohur rëndësinë e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërret Qeverinë e Republikës së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën në vijim për tregun e përbashkët rajonal. Oda Amerikane rithekson thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara se çfarëdo iniciative e bashkëpunimit rajonal duhet të mundësojë përfaqësim të barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se është përgjegjësi e tri shteteve nismëtare të Ballkanit të Hapur, që të adresojnë brengat e Qeverisë së Kosovës dhe ato të vendeve të tjera skeptike. Asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal nuk mund të ketë sukses në rrethana kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt, dhe nëse nuk bëhen përpjekje serioze për largimin e aspekteve që irritojnë bashkëpunimin”, thuhet në komunikatë.
Tutje OEA thekson se bashkëpunimi ekonomik nuk ka alternativë në këto kohëra të pasigurta për ekonomitë.
“Oda Amerikane shpreh besimin e saj të fuqishëm se bashkëpunimi ekonomik nuk ka alternativë në këto kohëra të pasigurta për ekonomitë rajonale dhe globale dhe se vetëm përmes integrimit ekonomik, vendet do të mund të tejkalojnë vështirësitë e ardhshme, siç janë sfidat në zinxhirët e furnizimit, siguria e ushqimit, mungesat e energjisë dhe mungesat e fuqisë punëtore. Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson po ashtu se është e një rëndësie tejet të madhe që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të rreshtohen me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke mbajtur qëndrim të harmonizuar duke dënuar invazionin rus të Ukrainës përmes sanksioneve”, thuhet tutje.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për test të maturës, 500 refuzohen nga kjo e drejtë
Nesër mbahet testi i maturës në Kosovë, ku 19 mijë e 200 nxënës kanë aplikuar...
-
Ndërron jetë një foshnje dymuajshe në Skenderaj
Një foshnje rreth dymuajshe ka vdekur në Skenderaj. Lajmin për vdekjen e t...
-
Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1000 gjoba trafiku
Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacione policore në Gjilan gjatë një j...
-
Kryeministri holandez fiton garën për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s
Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka fituar garën për t’u bërë kre...
-
Kujtohet vizita e presidentit Clinton tek refugjatët kosovarë në Stankovec
Qendra Presidenciale Clinton, i ka publikuar disa fotografit të presidentit e...
-
Deputeti i VV-së: Lajçak duhet ta qartësoj nëse ka një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve
Bashkimi Evropian ka bërë me dije se një takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçi...
-
Sot mban mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Mbledhja nis ...
-
Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujt...
-
E kujt është përgjegjësia për hapjen e urës së Ibrit?
Simbol i ndarjes dhe vend i tensioneve janë vetëm dy nga mënyrat se si është ...
-
Sistemi i prishur i ujit në Gaza, po i gjymton fëmijët
Tetë muaj luftë e kanë bërë 9-vjeçarin Yunis Jumaa në lëkurë dhe kockë. I ...
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajm...
-
Shtetet e Bashkuara: Jemi të zhgënjyer nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi n...