Lajme

Nxënësit nisin mësimin në një shkollë në Gjakovë, mësuesit vendosën t’i japin fund grevës

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 14 September 2022

Nxënësit nisën mësimin sot në shkollën fillore, “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë. Dyert e shkollës u hapën në mëngjes, ashtu siç kishte njoftuar kjo shkollë të martën, përkundër se SBASHK-i dhe as Këshilli Grevist nuk dhanë sinjale për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve mori vendim për fillimin e mësimit nga sot, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.

“Përshëndetje të nderuar, me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”, u tha në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera