Lajme

Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në Dnipro arrin në 21

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 15 January 2023

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro u rrit të dielën në 21, ndërsa punonjësit e shpëtimit u përpoqën të gërmojnë nëpër një grumbull të madh mbeturinash në kërkim të të mbijetuarve.

Të paktën 35 persona janë ende të zhdukur dhe 73 janë plagosur, shkroi Mykola Lukashuk, kreu i këshillit rajonal në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Digjuni në ferr, vrasës rusë”, ka shkruar ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera