Ekonomi

Nuk do të ketë më 5 euro biletë kthyese për në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 26 March 2018

Pas vendimit për vendosje të tarifës për pagesë në autostradë, udhëtarët kosovar më nuk do ta kenë mundësinë që të shohin me vetëm 5 euro bregdetin shqiptar.

Disa vjet gjatë sezonit veror agjencitë turistike kosovare kishin bartur udhëtarë për vetëm 5 euro por pas fillimit te aplikimit të pagesës së autostradës kjo nuk do të jetë e mundur më.

Madje këta paralajmërojnë edhe diçka tjetër.

-Advertisement-

Përkundër që ende nuk ka një vendim të prerë, ngritja e çmimeve për bileta do të jetë si opsion i fundit.

“Ne vetëm sa e kemi parë lajmin për çmimet që janë vënë, dhe ende s’kemi marrë vendime për të ngritur çmimet e biletave, por besoj që do të ketë ngritje nëse s’do të ketë një vendim për të kundërshtuar. Rritja e çmimeve për biletave do të jetë si opsion i fundit, ngase vendosja e pagesës për autostradë do të bie në kurriz të qytetarëve”, tha për Infokusin Jusuf Sejdi nga kompania turistike Endriti.

Ai tutje ka thënë se çmimi është absolutisht i pa pranueshëm për të dhe se janë të gatshëm për të ndërmarrë masa për kundërshtimin e këtij çmimi të dhënë.

“Realisht një shofer i cili niset drejtë Shqipërisë e ka mëditjen aq të ulët, sa nuk e mbërrin çmimin që i është vendosur. Po shohim se si po vendoset përfundimisht, dhe pastaj do të shohim dhe do të ndërmarrim masa për kundërshtim. Autostrada për të cilën është dhënë vendimi për të bërë pagesën, nuk i plotëson kushtet për atë çmim që i është vendosur, ka shtuar ai.

Çmimin e vënë për pagesë në autostradë po e vlerësojnë të lartë edhe përfaqësuesit të kompanisë Arditi. Ata thonë se assesi nuk e pranojnë vendimin e marrë, ndonëse ende nuk kanë marrë vendim për të ngritur çmimet e biletave për udhëtarët.

“Nuk kemi marrë vendim ende asgjë. Ne kemi linja të rregullta katër herë në ditë, që i bien me pagu 8 herë për hyje dhe dalje, kjo është diçka jo normale me një tarifë çfarë i është caktuar. Diku 128 euro në ditë na bien me pagu. Lidhur me ngritjen e çmimeve ende nuk kemi marrë vendim”, tha Albert Fazliu nga kompania Arditi.

Ndërkaq lidhur me rritjen që do të bëhet për biletë transporti ka paralajmëruar edhe drejtori i agjencionit Sharr Travel, ai ka thënë që nuk është kundër mirëmbajtës por është kundër tarifës së lartë.

Madje nga ky agjencion është bërë me dije që rritja që mund të bëhet në biletë për person, nëse kjo tarifë nuk do të ulët do të jetë diku 2 euro më tepër në pagesë.

“Ne nuk jemi kundër tarifës dhe mirëmbajtjes, por jemi kundër çmimit i cili është shumë i lartë për pagesa për autobusë. Kjo shifër është e papranueshme karshi kilometrave që kalojmë. Diku kosto mujore për sezones e verës e kalon shumën 6 mijë euro për 1 muaj, apo për 20 mijë euro në tre muaj. Është normale që këtë tarifë kemi me adresua qytetarëve, dhe normal që do të ketë ngritje në çmime të biletave. Minimalisht rritja do të jetë 2 euro për bilete për një person”, ka thënë Ruzhdi Kurtishaj, drejtor i Agjencionit Sharr Travel.

Reagime përveç agjencioneve për bartjen e udhëtarëve, ka pasur edhe nga qytetarët e njerëz mediesh. Shumica kanë vlerësuar se kjo taksë do të ndikojë në ulën e numrit të turistëve për në Shqipëri, marrë parasysh numrin më të lartë të turistëve e ka nga Kosova. (Vjosa Kabashi)./Infokusi.com

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy