Sport

Nuk rinovoi me Chelsea-n, braziliani prezantohet tek Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 14 August 2020

Ndërroi fanellë, por jo qytet. I larguar me parametër zero nga Chelsea, në përfundim të sezonit (i përfundoi kontrata), braziliani Willian është prezantuar tek Arsenali, skuadër metë cilën ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Ish-futbollisti i Corinthiansit, Shakhtarit dhe Anzhit do të qëndrojnë në Premier League, kampionat të cilin e ka fituar dy herë në vitet 2015 dhe 2017.

Ai do të përpiqet të tërheqë shokët e tij të rinj të skuadrës drejt titullit që u mungon prej 16 vjetësh “topçinjve”.

-Advertisement-

Në CV-në e tij, 32-vjeçari gjithashtu ka një Copa America të fituar me Brazilin, ku numëron 69 paraqitje. .

Për ironi të fatit, Willian luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsea-n kundër Arsenalit në finalen e FA Cup, më 1 gusht, të fituar nga ekipi i Artetas.

Willian do të përfitojë 220 000 stërlina në javë si futbollist i Arsenalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera