Fokus

Nuk kryen punë as Ministria e Sportit, tenderi për stadiumin e Gjilanit pezullohet përsëri nga OSHP

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 22 October 2024

Vetëm një muaj pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori në dorë “fatin” për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, përsëri tenderi ka përfunduar në gjykatën e tenderëve.

Edhe një herë tjetër Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pezulluar aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, edhe pasi kësaj here ministria në krye me Hajrullah Çekun hapi procedurat e tenderimit.

Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me problemet e shumta që pati ky tender sa ishte nën kompetencat e Komunës së Gjilanit në krye me Alban Hysenin mirëpo si duket telashet nuk po mbyllen as kur me procedurat është duke u marrë, Ministria e Hajrullah Çekut.

-Advertisement-

LEXO EDHE:  Pas dështimit të komunës ministria e Sportit merr përsipër tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Infokusi ka siguruar dokumentin e pezullimit ku thuhet se arsye për këtë ishte ankesa e bërë nga njëri nga operatorët ekonomikë.

 

Kërkesa për sigurimin e 20%, ankesa e kompanisë që qoi në pezullimin e tenderit

Tenderi i Ministrisë së Sportit u pezullua nga OSHP-ja pas ankesës që bëri operatori ekonomik “Grupi i “Conex”L.L.C” duke e konsideruar diskriminuese kërkesën e ministrisë për sigurim të 20% të shumës së tenderi 15 milionësh.

Sipas kësaj ankese Ministria në krye me Hajrullah Çekun akuzohet se po diskriminon kompanitë me kërkesën për sigurimin e 20% të çmimit të kontratës.

“Kërkesa për këtë sigurim ne përqindjen 20% te Çmimit të kontratës është diskriminuese dhe me një kosto po ashtu te lartë financiare për shumicën e kompanive me kapacitete  normale ne ekonominë e RKS, janë disa arsye te cilat do te diskriminojnë dhe do te dështojë faza post fituese e kontratës: 1. Nëse shuma e ofertës sipas projektit është rreth 15,000.000 Euro dhe me 20% shuma është 3,000.000 Euro e sigurimit te ekzekutimit te vlerës, kjo shumë sipas rregullores se re te BQK-së si dhe rregullores po ashtu te re te kompanive te Sigurimit ne Kosovë duhet sigurohet kolateral-sigurim te shumës me koeficient 1,7 here deri ne 2 here pra nga 5,100,000 deri ne 6,000,000 Euro hipoteka dhe makineri qe kompanisë ti lejohet vlera e Sigurimit te ekzekutimit 20% e sipas gjendjeve 5 kompanive ky kriter është total diskriminuese”, thuhet në ankesën e bërë nga kompania.

Sipas kompanisë që ka bërë ankesëm me këtë kërkesë të minitrisë për sigurim të 20% do të shkaktonte kosto të papërballueshme për kompaninë fituese edhe nëse kësaj të fundit i lëshohet kredi nga banka.

Po ashtu nëse bankat do te aprovojnë këtë shumë e 3,000,000 euro do te krijoj kosto te papërballueshme për kompaninë fituese, nëse një interes bankar për afat 36 muaj (sipas afatit ekzekutimit punëve) -3 vite me një përqindje mesatare prej 7% NIV për OVD(mbitërheqje). Atëherë kompanisë fituese do ti krijohet për tri vite rreth 20% kosto shtesë nga vlera 3,000,000 e Sigurimit te ekzekutimit e që shuma do te arrijë ne rreth 600,000 euro kosto shtesë -interes bankarë-kamatë, dhe po ashtu obligative pengu-hipoteka dhe bllokime aseteve për aprovim te shumës 20% me koeficent 2 mbulimit 6,000,000 Euro nga zotimi 15,000,000 Euro sipas vlerës se planifikuar te projektit”, thuhet në vazhdimin e ankesës.

LEXO EDHE: Ekskluzive: OSHP anulon tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit, ku kishte fituar një konzorcium për dy milionë euro më i shtrenjtë

 

 

Më poshtë mund të lexoni një historik të një mal shkeljesh të pretenduara, të cilat po i hetojnë Krimet Ekonomike:

Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka rekomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Kjo për shkak se në ekspertizën e siguruar nga Gazeta Infokus, është theksuar fakti që tenderi iu dha një grupi të operatorëve që ofertuan me çmimin më të shtrenjtë.

“Sqarojmë se oferta ankuese ka një çmim më të lirë në total në raport me ofertën e rekomanduar për kontratë prej 1.723.088€”, theksohet në raport.

Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi për parregullsitë në lidhje me tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.

Kjo sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus me të cilin Komuna i është drejtuar konzorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Hyseni i dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.

Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve apo 1 milionë e 720 mijë euro.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht një muaj më parë për “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me ofertat e të tre kompanive, ku konzerciumi i lartëcekur ishte i fundit në listë me ofertën me çmimin më të lartë konkretisht

Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.

E megjithatë komuna në letrën për tenderuesin më të suksesshëm shkruan se grupi i operatorëve ekonomikë që zgjodhën kishin ofertuar çmimin më të ulët.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm.

Ky projekt për vite të tëra mbeti pa u nisur. E premtimin për përfundimin e stadiumit e dha edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.

Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.

Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka./Gazeta Infokus

Ekskluzive: Fitoi kompania për rreth dy milionë euro më e shtrenjtë, krimet ekonomike nisin hetimet për tenderin e renovimit të Stadiumit të Gjilanit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera