Lajme

Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 25 Tetor 2024

Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gjakovë, rreth orës 13:45.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Yll Morina”, ndërsa policia tha se viktima ka pësuar lëndime.

“Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

-Advertisement-

“Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një nga të dyshuarit, të cilit, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit”, shtoi ai, gjatë përgjigjes për Klankosova.tv.

Elezaj tutje tregoi se rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa theksoi se hetimet po vazhdojnë për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy