Sport

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Dynamo Kyiv, kështu u vlerësua Lionel Messi

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 04 November 2020

Barcelona e ka mposhtur Dynamo Kyivin me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘blaugranët’ i realizuan Lionel Messi (5’) dhe Gerard Pique (65’), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Viktor Tsygankov (75’).

Menjëherë pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e lojtarëve, të cilët u paraqiten në këtë përballje.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur portieri i Dynamo Kyivit, Ruslan Neshcheret, i cili bëri disa pritje fantastike, duke marrë kështu notën më të madhe (9.1), ndërsa dështimi i kësaj sfide doli të jetë sulmuesi ukrainas i Dynamos, Vladyslav Supriaga, i cili mori notën (6.1).

Lionel Messi pati një ndeshje të mirë dhe u vlerësua me së shumti të Barcelona, duke marrë notën (8.5).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve që patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera