Lajme

Norvegjia: Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë për të gjithë Evropën

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 14 February 2023

Zyrtarët e inteligjencës norvegjeze kanë paralajmëruar se Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë për të gjithë Evropën.

“Rusia sot përbën kërcënimin më të madh për sigurinë norvegjeze dhe evropiane dhe konfrontimi me Perëndimin do të jetë afatgjatë”, tha Bjorn Arild Gram, ministri i mbrojtjes.

Lars Nordrum, nënkryetari i Shërbimit të huaj të Inteligjencës Norvegjeze deklaroi se instalimet e naftës dhe gazit të Norvegjisë mund të jenë në shënjestër të sabotimit rus.

-Advertisement-

“Norvegjia është tani furnizuesi më i rëndësishëm i Evropës me energji pasi Rusia i dha fund eksporteve të saj të gazit në Perëndim”, tha ai.

Sofie Nystrom, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Norvegjeze, paralajmëroi gjithashtu se e gjithë Europa do të vuajë nëse goditen instalime të tilla nafte dhe gazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera