Njësia Speciale “FIT”, mbrëmë ‘e përzuri’ Xhelal Sveçlën në përpjekjen e tij të fundit për të ndalur protestën
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 01 November 2023
Njësia elitë e Policisë së Kosovës, e cila njihet si FIT, sot i zuri derën kryeministrit, Albin Kurti pas shprehjes së shumë pakënaqësive e ndër to edhe shtesat për rrezikshmërinë.
Në këtë protestë e cila nisi në orën 12:00 ata shfaqën revoltën e tyre ndaj qeverisë e cila përkundër pakënaqësive të tyre nuk ndërmori asnjë hap, dhe kategorizoi policët në vendimin për shtesat.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që kjo njësi po shpreh pakënaqësitë kundrejt qeverisë Kurti.
Gazeta Infokus nga burime të sigurta brenda kësaj njësie ka mësuar se dje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar t’i takojë në tentativën e fundit që protesta e sotme të ndalet, mirëpo pjestarët e ‘FIT’ nuk e kishin pranuar Sveçlën për takim dhe nuk kanë pranuar asnjë komunikim me të.
Madje siç shprehet ky burim ata “e kanë përzënë” duke mos pranuar të takohen me të para protestës së sotme.
“Ministri Xhelal Sveçla ka ardhur dhe ka tentuar të bisedojë e të takohet me njësinë para protestës mirëpo nuk e kemi pranuar”, ka thënë ndër të tjera për Infokus ky burim.
Ndërsa kujtojmë se në protestë, sot, kjo njësi i bëri të qarta kërkesat, dhe deklaruan se nuk ka tërheqje mbrapa pasi kjo nuk është hera e parë që si njësia më unike e policisë, diskriminohen nga qeveria.
“Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje por ka më shumë se 10 vite që kemi marr premtime për benifite që na takojnë por deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë plotësuar. Njëherë arsyetim ka qenë mungesa e Ligjit të Pagave mirëpo edhe nëntë muaj pas miratimit të këtij ligji, nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Madje ka pasur ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë qe e kemi gëzuar nga viti 2010 na u ndalu e tëra. Ne jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe të nevojës urgjente. Nuk do të zmbrapsemi deri ne realizimin e tyre. Prandaj ftoj kryeministrin dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre”, ka thënë pjesëtari i kësaj njësie në protestën përballë qeverisë, të cilën Sveçla dështoi ta ndalonte dhe të arrinte një kompromis me ta./Gazeta Infokus/
“Revolta e Njësisë ‘FIT’, drejtuar kryeministrit Kurti: Mos luani me ndjenjat e familjeve tona
Të tjera
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...
-
Hapet Muzeu i Fëmijëve të Lụftës, adreson ndërprerjen simbolike të fëmijërisë
Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të hapet sot në Prishtinë. Kjo nismë është e de...
-
Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët...
-
Donald Trump ka një paralajmërim për Putinin për lụftën në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se...
-
DW: Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus...
-
Bedri Hamza sot në tubim me gratë e Ferizajt
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot në kuadër të fushatës zg...
-
Davil Phillips: Dialog me SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Serbia të shkëputet nga Rusia
Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë në fokus të partneritetit strateg...
-
Këto janë lagjet gjithandej Kosovës ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Prokuroria e Shtetit thirrje qytetarëve: Nese dikush ua cenon fshehtësinë e votës, lajmërojeni
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku m...
-
Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...