Lajme

Një stuhi e llahtarshme breshëri godet Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 24 June 2021

Pas një jave me shi të pandërprerë, këtë të enjte Gjermania është goditur nga një stuhi e llahtarshme breshëri, e pa parë deri më sot në këtë vend, shkruan Gazeta Infokus.

Bashkatdhetarë që jetojnë atje i kanë shkruar Gazetës Infokus se një breshër i tillë nuk mbahet mend të jetë parë ndonjëherë në Gjermani.

“Sasia e breshrit ka shkuar mbi gjysmë metri në disa vende. Ishte tmerruese pamja në pjesën ku jetojmë ne në afërsi të kufirit me Zvicrën”, i ka shkruar Infokusit kosovari që jeton në Gjermani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera