Lajme

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 18 June 2022

Një shtetas i huaj është gjetur sot pa shenja jeta në afërsi të xhamisë në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.

Ai për IndeksOnline tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 16:22 min, është gjet një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vermicë të Prizrenit, i cili dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera