Lajme

Një person humb jetën nga Covid-19 në Shqipëri, MSH: 445 infektime të reja dhe 401 të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 17 August 2022

Ministria e Shëndetësisë raporton sot se nga 1,368 testime, 445 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Fatkeqësisht është shënuar një humbje jete ndërsa 401 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

RAPORTIMI:

-Advertisement-

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:

120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar.

Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 93 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (17 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 445

Të shëruar në 24 orë 401

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1368

Testime totale 1,945,846

Raste pozitive 323,050

Raste të shëruara 315,943

Raste Aktive 3,533

Humbje jete 3,574Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,437

Fier 487

Vlorë 311

Durrës 300

Korçë 193

Elbasan 166

Shkodër 154

Lezhë 149

Gjirokastër 141

Berat 112

Dibër 62

Kukës 21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera