Lajme

Një person gjendet i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 09 June 2026

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Sipas Policisë, rreth orës 07:20 është raportuar se një burrë i lindur në vitin 1940 ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

-Advertisement-

“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast  “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy