Sport

Një nga sulmuesit më të mirë në botë transferohet në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 November 2018

Pjesa e dytë e sezonit në Serie A mund të jetë më interesante se kurrë.
Elita e futbollit italian po shkon drejtë rikthimit të viteve të lavdishme.

Pas Cristiano Ronaldos që iu bashkua kësaj lige verën e fundit, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Zlatan Ibrahimovic në janar.

Sulmuesi suedez që cilësohet padyshim ndër më të mirët e këtij shekulli, ka thënë se nuk është sekrete dëshira e Milanit për ta rikthyer atë në ‘San Siro’, dhe nga ana tjetër, ai do të ishte i lumtur nëse do të kishte mundësinë të rikthente suksesin te skuadra italiane.

-Advertisement-

Marrëveshja mes Milanit dhe Ibrahimovic do të ishte huazim gjashtë muajsh, nga janari deri në përfundim të sezonit në vitin 2019.

Nga marrëveshja me Milan, Ibrahimovic do të përfitonte 2.2 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera