Lajme

Një muaj paraburgim për të korruptuarin e LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 01 October 2020

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha që u arrestua dje nga Policia e Kosovës, u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.

 

Në një dokument të LVV-së, shihet se Gafurr Rexha është kryetar i pikës së Rimanishtës. Ai u kap në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet plotë 12 mijë euro.

-Advertisement-

Gafurr Rexha,  ishte arrestuar edhe një vit më parë për të njëjtën vepër bashkë me dy kolegë të tij Q.O dhe Gj.G., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai është zënë në flagrancë me 12 mijë euro në çantë të cilat ia dyshohet se ia kishte marrë Naim Berishës, pronar i kompanisë së ndërtimit “Berisha Group.

Mësohet se fillimisht viktima Naim Berisha kishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po kërkonte ryshfet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera