Lajme

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin, kishte kërcënuar me push*katim Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 14 August 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Skender Llugiqit, i dyshuar se në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte bërë thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj.

Llugiqi dyshohet për veprat penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.

Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën, gjatë aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

-Advertisement-

Sipas deklaratës së tij, ai kishte thënë se Ramush Haradinaj duhej të dënohej me shumë vite burg dhe më pas kishte deklaruar: “Duhet me u pushkatu.”

Skender Llugiqi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës po atë ditë.

Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy