Lajme

Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 17 November 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mosrealizimin e obligimeve që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke paralajmëruar se vendi rrezikon ta humbasë organizimin e këtij eventi sportiv.

Ai tha se në fillim ekzekutivi nuk kishte besuar se Kosova do të siguronte votat e nevojshme, përfshirë edhe mbështetjen e shteteve që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

“Për me qenë nikoqir i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, është bërë një punë monumentale nga Komiteti Olimpik, dhe kemi ndihmuar me aq sa kemi mujt ne nga Kryeqyteti. Një iniciativë fenomenale, të cilën Qeveria atëherë nuk kanë besuar se do ta fitojmë, sepse nuk besojshin që edhe shtetet që nuk na kanë njohur si shtet votojnë për ne. Vetëm kur u kry kjo punë, iu bashkëngjitën procesit”, u shpreh Rama.

-Advertisement-

Kreu i Prishtinës ka ngritur shqetësime edhe për situatën aktuale rreth organizimit të lojërave, duke përmendur anulimin e një takimi lidhur me përgatitjet dhe rrezikun që vendimi përfundimtar i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) të jetë në dëm të Kosovës.

Sipas Ramës, në dhjetor, gjatë takimit të ICMG-së në Athinë, do të paraqitet gjendja e përmbushjes së obligimeve nga institucionet përgjegjëse. Ai ka theksuar se Kryeqyteti i ka realizuar të gjitha detyrat që i janë caktuar, ndërsa përgjegjësinë për vonesat ia ka atribuuar Qeverisë.

“Çështja më serioze është anulimi i takimit, normal, të mbrojtjes të Lojërave Mesdhetare, dhe normalisht jemi duke shkuar drejt humbjes. Takimi i ICMG-së do të mbahet në dhjetor, ku edhe e marrin vendimin. T’i zgjidhim këto probleme, të shkojmë në takim në Athinë dhe t’u tregojmë që të gjitha detyrat që ata ia kanë vënë Qeverisë, sepse ne si kryeqytet i kemi përmbushur të gjitha detyrat që ne i kemi pasur… ka qenë te Qeveria dhe hezitimi i tyre për përmbushjen e detyrave të vitit 2023. Dhe jo që nuk janë kryer detyrat në afat që i kanë kërkuar, kanë kërkuar edhe pjesën e pagesës, apo financave të ICMG-së, që është pjesë kontraktuale, nuk e kanë paguar as atë. Por edhe më keq, përkundër faktit që fillimisht nuk u kanë kthyer përgjigje, nuk u është dukur çështje serioze, pastaj kemi marrë emailin e tyre të dytë…”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se mospërmbushja e obligimeve financiare dhe institucionale nga ana e Qeverisë përbën një prej problemeve kryesore në këtë proces.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy