CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Autori: Gazeta inFokus
17:29 | 17 November 2026
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, përmes një sulmi të mundshëm me bombë të pistë ose armë kimike në Washington DC. Kështu bëjnë të ditur shtatë zyrtarë amerikanë për CNN-në, duke iu referuar informacioneve të fundit të inteligjencës amerikane.
Sipas burimeve, planet e Teheranit për momentin konsiderohen si përgatitje për alternativa të mundshme veprimi dhe jo si dëshmi se një sulm është i afërt. Megjithatë, dy prej zyrtarëve kanë thënë se informacionet e siguruara nga inteligjenca përmbajnë detaje konkrete, përfshirë lokacione dhe objektiva të caktuara, çka ka nxitur autoritetet amerikane të ndërmarrin përgatitje emergjente.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lauren Bis, ka deklaruar se autoritetet amerikane po i monitorojnë kërcënimet e mundshme, por se aktualisht nuk ka kërcënime të besueshme ndaj territorit të SHBA-së.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë i konsiderojnë këto informacione si tregues të gatishmërisë së Iranit për të përshkallëzuar situatën, në një kohë kur vendi po përballet me sulme të vazhdueshme ushtarake amerikane dhe me një bllokadë ekonomike që zyrtarët e administratës Trump e kanë cilësuar si shkatërruese.
Sipas burimeve të CNN, Teherani tashmë po shqyrton në mënyrë aktive mundësinë e kryerjes së sulmeve brenda territorit amerikan, ndonëse nuk ka prova se ka marrë vendim për t’i realizuar ato.
“Nëse ata i kanë vërtet personat e nevojshëm në vend për ta realizuar sulmin, kjo mbetet çështje debati”, ka thënë njëri prej zyrtarëve.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit po vazhdojnë me vështirësi. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar javën e kaluar se lufta do të përfundonte “shumë shpejt”.
Dy prej burimeve kanë bërë të ditur se gjatë javës së kaluar zyrtarët amerikanë kanë mbajtur disa takime për të diskutuar mënyrat e parandalimit të kërcënimeve të mundshme.
Këto zhvillime vijnë pasi kërcënimet nga Irani e shtynë Shërbimin Sekret amerikan që javën e kaluar ta zhvendoste sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, në një objekt banimi ushtarak.
Frika nga përdorimi i armëve jokonvencionale
Sipas raportimit, planet iraniane për të goditur zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë nuk janë të reja. Ato kanë ekzistuar që nga mandati i parë i Trumpit dhe kryesisht kanë pasur në shënjestër mundësinë e vrasjes së zyrtarëve amerikanë gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.
Në vitin 2024, autoritetet amerikane kishin zbuluar edhe një komplot për vrasjen e Trumpit, për të cilin dyshohej se ishte organizuar nga Irani kundrejt pagesës.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se SHBA-ja mund të jetë veçanërisht e cenueshme ndaj sulmeve me armë jokonvencionale, përfshirë bombat e pista.
Një bombë e pistë është pajisje shpërthyese konvencionale e kombinuar me materiale radioaktive, të cilat shpërndahen në mjedis përmes shpërthimit. Ndryshe nga armët bërthamore, ajo nuk shkakton shpërthim bërthamor, por mund të kontaminojë një zonë me materiale radioaktive.
Sipas burimeve të CNN-së, për realizimin e një sulmi të tillë Irani nuk do të kishte domosdoshmërisht nevojë të dërgonte operativë të trajnuar në SHBA. Një mundësi e përmendur është rekrutimi i një personi që tashmë jeton në territorin amerikan.
Njëri prej burimeve ka thënë se inteligjenca amerikane ka kapur komunikime iraniane, në të cilat pretendohet se Teherani ka fshehur materiale për prodhimin e bombave brenda SHBA-së.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë janë të ndarë për besueshmërinë e këtij informacioni. Ata vlerësojnë se është e mundshme që Irani të ketë vendosur paraprakisht në territorin amerikan materiale radioaktive ose agjentë kimikë, të cilët mund të përdoren në kombinim me mjete shpërthyese konvencionale.

T� tjera
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...

































