IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 17 November 2026
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave priten erëra të forta.
Në një njoftim të përditësuar, për të mërkurën, IHMK-ja ka njoftuar se dita nis me mot të butë me temperatura rreth 9 gradë celsius e cila pritet të rritet deri në 16 gradë. Priten gjithashtu edhe reshje të lehta.
Sipas IHMK-së, e enjtja është dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat arrijnë kulmin e ngrohtësisë, rreth 15-18 °C, vlera të larta për mesin e nëntorit. Presioni zbret në nivelin më të ulët, rreth 999 hPa.
Elementi kryesor është era. Pritet erë e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuara 30-45 km/h dhe me rrebeshe të mundshme edhe më të forta. Ajo do të jetë më e ndjeshme nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta me ndërprerje, rreth 1 mm për çdo tre orë, ndërsa nga fundi i ditës kalon një front atmosferik që ndryshon drejtimin e erës.
Qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Vozitësit duhet të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në rrugë të hapura.
Ndërkaq të premten moti pritet të bëhet më i pastër dhe më i thatë. Mëngjesi do të jetë më i freskët, rreth 8-9 °C, por gjatë ditës temperatura kthehet përsëri në rreth 17 °C. Era kalon në drejtim verior deri veriperëndimor, ende e fortë në orët e para, pastaj dobësohet ndërsa presioni rritet drejt 1008-1011 hPa.
IHMK-ja paralajmëron se temperatura më të ulëta priten gjatë fundjavës, me temperatura maksimale rreth 9-11 °C nga e shtuna. Moti do të mbetet kryesisht i thatë, me pak rreshje të lehta në fund të ditës.

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...


































