Lajme

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 17 November 2026

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë për media ka folur rreth dënimit prej 17 muajsh të ish-presidentit Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale këtë të martë.

Thaçi u dënua për administrim të drejtësisë, ndërsa në Kosovë tashmë kanë nisur “kryengritjet”, raporton IndeksOnline.

Haziri, në fjalën e tij tha se Thaçi u dënua me thashetheme, jo me të vërteta.

-Advertisement-

“Çlirimtari i popullit tonë, lideri që e shpalli pavarësinë e shtetit tonë. Hashim Thaçi që u dënua pa prova, por me thashetheme. Ai u dënua 12 vjet më shumë se Shesheli. Por armiqve të Kosovës nuk iu mjaftua ky dënim”, u shpreh Haziri.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Haziri u shpreh i bindur se i njëjti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Pos tjerash, Haziri foli edhe për intonimin e këngës kundër Kosovës, ditë më parë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy