Lajme

Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 17 November 2026

Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas aktgjykimit në rastin ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.

Hamza përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se, pavarësisht mundësisë së dënimit apo vazhdimit të qëndrimit në paraburgim, Thaçit nuk mund t’i merret roli që, sipas tij, ka pasur në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.

Ai ka shprehur shpresën që Gjykata e Apelit t’i japë fund asaj që e ka cilësuar si padrejtësi ndaj ish-presidentit.

-Advertisement-

“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës. Rolin e tij në momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë nuk mund ta zhbëjë askush. President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”, ka shkruar Hamza./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy