Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Autori: Gazeta inFokus
21:38 | 17 November 2026
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si gjykatë me motive politike dhe duke vënë në pikëpyetje respektimin e të drejtave të njeriut ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Tasholli ka thënë se mënyra se si ka nisur dhe është zhvilluar procesi gjyqësor, sipas tij, dëshmon për karakterin politik të kësaj gjykate.
“Krejt ajo se qysh ka nis prej shantazhit dhe si ka vepru duke i shkelur të drejtat e njeriut e si ka vepruar me njerëzit aty brenda shumë lehtë mund t’ia lëmë mbiemrin si ‘Gjykatë Fashiste’. Ajo gjykatë nuk ka asgjë sa përketë demokracisë liberale, ka siklete tjera ekskluzive politike”, ka deklaruar Tasholli.Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Gjykata Speciale i trajton ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se kjo gjykatë shpërfill të drejtat e një shoqërie dhe të luftës për liri.
“Hapat dhe mënyra e kësaj gjykate se si e nënçmon një shoqëri të tërë dhe se qysh i shpërfill të drejtat e një shoqërie e të drejtat e luftës për liri janë me të vërtetë shqetësuese. Mënyra se qysh ka shku i gjithë procesi është proces puro politik dhe kjo gjykatë vizavi institucionet e BE-së janë fut në një rrugë pa dalje”, ka thënë ai.Tasholli ka kritikuar edhe institucionet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar që Kosova të mos hezitojë të shprehë hapur pakënaqësitë e saj lidhur me Gjykatën Speciale.
“Ne si shoqëri duhet të jemi më serioz dhe të mos kemi frikë Bashkimin Evropian e as institucionet e tyre duke ju thënë në sy se ‘po rreni dhe po e përdorni këtë gjykatë për hesape të juaja dhe i keni hip në qafë UÇK-së’. Do të thotë duhet të flasim pa dorëza dhe nuk duhet të lejojmë këtë”, është shprehur Tasholli.Ai ka ngritur shqetësime edhe për kushtet e mbajtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke përmendur në veçanti ushqimin që u shërbehet atyre.
“Prej aspektit minimal të të drejtave njerëzore, prej mënyrës se si u servohet ushqimi është skandaloze, ata hanë konzerva, kriminelët i trajtojnë më mirë nga Norvegjia deri në Australi, këta (ish-krerët e UÇK-së në Hagë) heqin edhe për ushqim. Atëherë qysh mundet një gjykatë që i shkel të drejtat e njeriut me dhënë verdikt të drejtë”, ka deklaruar Tasholli.

T� tjera
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...
-
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj...
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...

































