Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Autori: Gazeta inFokus
18:50 | 17 November 2026
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku është diskutuar për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë këtij takimi, në qendër të diskutimeve ishte progresi i arritur nga Shqipëria, pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit.
Hoxha dhe Kos kanë shqyrtuar gjithashtu ecurinë e udhërrëfyesit të negociatave dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur te perspektiva e mëtejshme e integrimit evropian të vendit.
Kreu i diplomacisë shqiptare ka vlerësuar se vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme të rrugës drejt BE-së, por ka theksuar se përparimi i deritanishëm duhet të shoqërohet me rezultate konkrete në procesin e reformave.
“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh Ministri.
Ai ka ritheksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare, me qëllim të përshpejtimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të përcaktuara në kuadër të negociatave.
Në këtë fazë të procesit, sipas Hoxhës, është e rëndësishme që Shqipëria të ruajë ritmin e angazhimeve dhe të konkretizojë objektivat e saj për anëtarësim.
Në fund të takimit, ministri ka falënderuar komisioneren Marta Kos për përkrahjen që po i jep Shqipërisë në rrugëtimin evropian, duke vlerësuar angazhimin e saj për një proces zgjerimi të mbështetur në merita dhe kritere të qarta. Ai ka theksuar gjithashtu se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk përfaqëson vetëm një proces institucional, por edhe një interes strategjik për të ardhmen e përbashkët të Evropës.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...

































