Lajme

Një i vrarë dhe disa të plagosur në sulmin në Kiev, thotë Klitschko

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 16 April 2022

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin më herët sot, ka thënë kryetari Vitali Klitschko.

Ai tha se mjekët po luftonin për jetën e atyre që ishin plagosur.

I pari i kryeqytetit ukrainas deklaroi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar me sulme me raketa në Kiev – dhe kjo ishte ajo që po ndodhte.

-Advertisement-

“Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, por armiku është i pamëshirshëm”, tha Klitschko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera