Lajme

Një grua raporton në polici se është dhunuar nga dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 16 January 2023

Një grua ka njoftuar policinë se është dhunuar nga dy persona të dyshuar në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti është nën hetime, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

“Prishtinë 13.01.2023 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera