Lajme

Një femër në Prishtinë sulmohet fizikisht nga tre meshkuj – arrestohen dy prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 01 January 2023

Një mosmarrëveshje ka ndodhur mes katër personave në Prishtinë ka eskaluar në dhunë.

Tre meshkuj e kanë sulmuar fizkisht një femër.

Rasti ka ndodhur në ditën e fundit të vitit 2022, në rrugën “Fahri Fazliu”.

-Advertisement-

Dy nga ta janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti prej tyre është liruar.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë (NN) 31.12.2022-17:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera