Një ditë pas vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë e Beograd, Vuçiq pret Dodikun, “diskutojnë për çështje globale dhe rajonale”
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 22 August 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.
“Një bisedë shumë e mirë me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Takimi u dominua nga temat ekonomike, por bëmë edhe një analizë të përbashkët të çështjeve globale dhe rajonale”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Një temë ishte edhe lufta kundër migrimit të paligjshëm. Presidenti Dodik dhe unë i kushtuam vëmendje të veçantë lidhjes infrastrukturore, rrugore, hekurudhore dhe energjetike midis Serbisë dhe Republikës Sërpska”, shtoi Vuçiq.
Takimi midis dy zyrtarëve vjen një ditë pasi drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), William Burns, qëndroi në Beograd. Paraprakisht, ai vizitoi edhe Sarajevën.
Askush prej zyrtarëve në Serbi dhe në SHBA nuk e konfirmoi e as mohoi vizitën e Burnsit, ndërsa nga CIA i thanë Radios Evropa e Lirë se “nuk e komentojnë orarin e udhëtimeve të drejtorit”.
Në Sarajevë, Burns u takua me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, me anëtarë të Presidencës, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.
Të enjten, Burns po qëndron në Kosovë. /REL/
Të tjera
-
Bastisen dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, konfiskohen dokumente e para
Policia e Kosovës ka bastisur sot bastisje në dy objekte të strukturave paral...
-
Çmimet e naftës rriten me 1% në ShBA, shkak ndikimi i uraganit në prodhime
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 për qind të enjten, duke zgjatur nj...
-
Dyshohet për sṳlm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it, aktivizohet Policia e Prokuroria
Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare sanksionohet me Kodin Penal ...
-
Osmani: Kosova nuk flirton me akterë keqdashës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,në një intervistë për gazetën gjermane Ta...
-
Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug
Një person me inicialet M.R, është aktulisht duke u intervistuar nga Policia ...
-
Lajçak takohet me këshilltarin e Macronit, pritet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës e ...
-
Orav takohet me përfaqësues të serbëve në veri: Do të punojë që zotimet e Kosovës ndaj komuniteteve të zbatohen
Shefi i ri i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav sot gjatë d...
-
Ajeti e takon Scholzin: Gjermania, një aleat historik dhe tradicional i Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Faruk Ajeti, sot e ka takuar kancelarin gj...
-
Në ditët në vijim priten rrebeshe shiu në Kosovë, por jo dhe vërshime
Në ditët në vijim në Kosovë, priten reshje e shiu e rënie të temperaturave. ...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. ...
-
Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spạstrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj dek...
-
Lavrov: Po tentojnë që serbët t’i dëbojnë në heshtje nga Kosova
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke...