Lajme

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në Komoran, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 10 February 2023

Një burrë është dërguar pa shenja jete të enjten ne Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Derisa lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera