Lajme

Nikki Haley, gruaja e një burri me prejardhje shqiptare mund të bëhet presidente e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 14 February 2023

Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ka bërë të ditur se do të kandidojë për presidente, në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Kështu, ajo pritet të jetë rivalja e parë e madhe që sfidon ish-presidentin Donald Trump për nominimin nga republikanët.

Bëhet fjalë për Haley që shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara nën administratën e Donald Trump.

-Advertisement-

Haley, vajza e emigrantëve indianë, hapi fjalimin duke folur për mënyrën se si ndihej “ndryshe” duke u rritur në Bamberg, Karolina e Jugut.

“… Unë isha vajza krenare e emigrantëve indianë. Jo me ngjyrë, jo e bardhë. Unë isha ndryshe. Por nëna ime gjithmonë do të thoshte se puna jote nuk është të përqendrohesh te dallimet, por te ngjashmëritë. Dhe prindërit e mi më kujtonin mua dhe vëllezërve dhe motrave të mia çdo ditë se sa të bekuar ishim që jetonim në Amerikë”, tha Haley.

Nëse do të ketë sukses në zgjedhjet paraprake, Haley do të ishte gruaja e parë dhe e para aziatike amerikane e nominuar nga Partia Republikane për presidente.

Por një detaj që ka filluar të qarkullojë në media është fakti se ajo është gruaja e një njeriu – Michael Haley – që thuhet se është me prejardhje shqiptare.

“Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria…”.

Kjo është deklarata që kishte bërë atëbotë ambasadorja amerikane në OKB gjatë një aktiviteti në Nju Jork – në dhjetor të vitit 2017 – me biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera