Lajme

Ngritën plantacione kanabisi në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë e 3 holandezë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 02 September 2023

Pas muajsh hetimesh, policia në Kleve të Gjermanisë ka arritur të arrestojë 3 shtetas holandezë që akuzohen se kanë ngritur plantacione kanabisi në gjithë rajonin gjerman.

Mësohet se tre shtetasit e arrestuar janë nga mosha 28 deri në 51 vjeç, ndërsa raportohet se ata kishin maskuar aktivitetin e paligjshëm me një dyqan për pajisje bujqësore.

Sipas mediave gjermane, ata gjithashtu shisnin pajisje për kultivimin e kanabisit duke iu ardhur në ndihmë kultivuesve të tjerë të bimëve narkotike.

-Advertisement-

Mes të arrestuarve janë edhe dy të rinj shqiptarë.

Që nga maji 2023, 18 plantacione kanabisi janë zbuluar në të gjithë Gjermaninë gjatë hetimeve në bazën e klientëve të të ashtuquajturit Klever “Growshop”.

Sipas njoftimit zyrtar, përllogaritet që nga gjithë ky operacion të jetë prodhuar mbi një ton kanabis me një vlerë rreth 10 milionë euro. Zyrat e prokurorisë publike gjermane përgjegjëse për këto plantacione kanë arrestuar tashmë më shumë se 41 të dyshuar gjatë javëve të fundit.

Sipas njoftimit, tre operatorët e Klever “Growshop” janë holandezë nga Roterdami. Dy janë arrestuar mëngjesin e së enjtes kur donin të hapnin dyqanin në Kleve. Në të njëjtën kohë u kontrolluan edhe banesat e të akuzuarve në Roterdam. Si rezultat edhe personi i tretë u arrestua. /oranews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera