Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje afër Liqenit të Batllavës
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 06 October 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Y.I., në drejtim të veprave penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri Y.I., gjatë muajit mars-qershor të vitit 2021, në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës, pa sigurimin e lejes ndërtimore nga organi kompetent dhe në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 të Ligjit për Ndërtimin, ka ndërtuar katër vila për banim, në pronën e tij, në atë mënyrë që përkundër njoftimit dhe procesverbaleve të datës 29.06.2021, Vendimit për ndërprerjen e punimeve Nr.316/21 të dt. 05.07.2021, si dhe gjobës së shqiptuar nga inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Podujevës, i njëjti ka vazhduar dhe finalizuar ndërtimet e vilave duke mos respektuar vendimet dhe procedurat e zhvilluara nga institucioni kompetent për ndalimin e ndërtimit të objekteve të lartcekura, çka me këtë e ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359 par. 3 lidhur me par 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, më 05.07.2021, në vendin e lartcekur, i pandehuri nuk i ka përfillur vendimet e inspektorëve të Drejtorisë së Inspeksionit të Ndërtimit të Komunës së Podujevës, në atë mënyrë që i njëjti i ka hequr shiritat e vendosur nga organi i lartcekur për ndalimin e punimeve, ku me këtë e ka kryer veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe i ka propozuar Gjykatës të urdhërojë organet kompetente të Komunës së Podujevës që në kuadër të legjislacionit në fuqi të ndërmarrim veprimet e nevojshme për zbatimin e Aktvendimit për Rrënimin e Objekteve, të lëshuar nga Drejtoria e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Podujevës”.
Të tjera
-
Macron në favor të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të sulmuar territorin rus
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot në favor të përdorimit të arm...
-
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Një vit më parë, paqeruajtësit e misionit të KFOR-it u sulmuan gjatë protesta...
-
Edhe të rinjtë italianë po largohen nga vendi, kërkojnë më shumë siguri dhe paga më të mira
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobiluar me stil të mirë ...
-
Rrezikon 4 vite burg për “konspiracion dhe fshehje”, jepen argumentet finale në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë...
-
Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës
Sot në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e...
-
Cameron bën thirrje për “hetim të shpejtë” pas sulmeve ajrore izraelite në Rafah
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë thirrje për n...
-
Maqedonci: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm, kemi rritur kapacitetet e ushtrisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci tha se edhe pse nuk mendohet s...
-
Haziri: Kurti është i papunë si kryeministër, fjala luftë është përmendur 47 herë për një javë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar krye...
-
SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare/ Tornado të fuqishme në disa shtete, 25 viktima
Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golf...
-
Belgjika i premton Ukrainës 30 avionë luftarakë F-16 për Kievin
Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo kanë nënsh...
-
Në Hagë e vazhdon dëshminë diplomati austriak
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet t...