Fun & Video

Ngjarje shokuese, adoleshentët tërheqin zvarrë efektivin e policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 25 May 2020

Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë momentin shokues ku disa adoleshentë tërheqin zvarrë një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur në një park në Byfleet Uest të Britanisë së Madhe.

Polici u komunikoi djemve se nuk mund të qëndronin aty për shkak të masave kundër koronavirusit, por ata jo vetëm që nuk iu bindën, por e sulmuan.

-Advertisement-

Në një deklaratë, policia u shpreh: Ne jemi të vetëdijshëm për komentet në mediat sociale dhe për një video që po qarkullon, në lidhje me sulmin e një prej oficerëve tanë këtë mbrëmje në Parkun Byfleet Uest.

Mund të konfirmojmë që në orën 7:40 të mëngjesit, morëm një thirrje në lidhje me një grup të rinjsh të cilët kishin shkelur rregullat e distancimit social për parandalimin e Covid-19. Ne dërguam një oficer dhe u sulmua nga një grup të rinjsh.

Polici është dërguar në spital me lëndime të lehta në dorë dhe kokë, dhe tre persona u kapëndhe arrestuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera