Ngërçi në Kuvend, ish-ministri i Financave paralajmëron krizë financiare në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 26 July 2025
Kriza politike që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës po e shtyn vendin drejt një krize buxhetore. Mos-rishikimi i buxhetit për vitin 2025 rrezikon të lë projekte pa financim, ndërsa përgatitja për buxhetin e vitit 2026 mund të dështojë nëse situata politike nuk zgjidhet së shpejti.
Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, deklaron se Kosova rrezikon të hyjë në vitin 2026 pa një buxhet të miratuar, për shkak të mungesës së institucioneve funksionale dhe ngërçit të zgjatur politik.
Në një intervistë për KosovaPress, Shatri thotë se afatet ligjore për përgatitjen e buxhetit për vitin 2026 janë afër, por nuk ka sinjale se dikush po punon në këtë drejtim nga Qeveria apo Kuvendi që duhet ta miratojë
Sipas tij, mungesa e funksionimit të institucioneve ka ndikuar drejtpërdrejt në stagnimin e zhvillimit ekonomik, realizimin e buxhetit dhe në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Shatri thekson se viti 2025 veçse është një vit i humbur, për shkak të krizës institucionale dhe përqendrimit të klasës politike në përplasje të brendshme.
Ai foli edhe për çmimet e energjisë elektrike, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar negativisht në standardin e qytetarëve dhe në koston e funksionimit të bizneseve.
Shatri po ashtu kritikon qeverinë në detyrë për trajtimin e bizneseve, sipas tij klima për të bërit biznes është rënduar.
“Bizneset nga kjo qeveri që po përfundon kanë qenë të shtypura, kanë qenë nën presion me të gjitha format, duke i quajtur oligarkë, t’u i pa si armiq…Klima e të bërit biznes është vështirësua me çmim të energjisë, me probleme të shumta që janë të pranishme dhe normalisht bizneset ose shuhen ose ndërrojnë lokacionin e shkojnë në shtet tjetër…Ka ndikuar edhe tek tërheqja e investitorëve të jashtëm. Sa janë investimet e huaja edhe ato që janë, një shifër që po përmendet, ato janë krejt në investime në blerje në patundshmëri, që vijnë, do të thotë diaspora jonë, blejnë banesa kur vijnë këtu për me i pasur. Do të thotë krejt janë investime të cilat shumë pak kanë efekt në zhvillim ekonomik”, shprehet Shatri.
Në nëntor të vitit 2024, Kuvendi i Kosovës pati miratuar projektbuxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ndërsa, buxheti për vitin 2024 ka qenë në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Qeveria e Kosovës është e obliguar të bëjë rishikimin e Ligjit të Buxhetit për çdo vit, por deri më tani mbetet ende paqartë nëse do të ndodh një gjë e tillë për vitin 2025, për faktin se tashmë Qeveria është në detyrë.
Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...

































