Lajme

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Pantiq, Haxhiu: Gjykata e Prokuroria me këtë veprim ka inkurajuar kriminelët

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 09 January 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Tehmelore të cilat kanë marrë vendim që të ndërrohet nga masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak, po i inkurajojnë kriminelët në veri të Kosovës.

Haxhiu theksoi se Qeveria nuk ka gisht në këtë dhe nuk duhet të drejtohet akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i papranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të prokurorisë dhe gjykatës janë inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e padrejtë, është se janë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, se kinse ka qenë qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu në Dukagjin.

-Advertisement-

Ajo shtoi se është e papranushme për këdo që ka dhënë deklarata se kjo është bërë me miratimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera