Lajme

Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 03 August 2026

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 4 gusht ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana”, në lagjen Lakërishtë.

Sipas njoftimit, nga rruga “Dritan Hoxha” drejt rrethrrotullimit të Lakërishtës do të jetë një kah i lëvizjes, ndërsa nga rrethrrotullimi i Lakërishtës drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jenë dy shirita të lëvizjes.

Komuna e Prishtinës i ka bashkëngjitur njoftimit edhe një video, në të cilën paraqitet organizimi i ri i qarkullimit dhe drejtimet e lëvizjes në këtë segment.

-Advertisement-

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët ta respektojnë sinjalizimin e ri, për një qarkullim sa më të sigurt dhe të rregullt.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy